Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mitsunori: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, për adresimin e pandemisë COVID-19

Maj 11, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.

Mitsunori shprehu dëshirën dhe synimin e Japonisë për thellim të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës, ndërsa kryeministri Kurti e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale duhet të thellohen në të gjitha fushat, ndërsa duhet të fillojë një kapitull i ri i bashkëpunimit ekonomik, me fokus në fushën e teknologjisë së informacionit, marrë parasysh potencialin e rinisë në Kosovë si dhe bashkëpunimin me diasporën.

I ngarkuari me punë Mitsunori, ritheksoi se Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit për adresimin e pandemisë COVID-19.

Ministri Vitia e falënderoi Mitsunori për ndihmën në sektorin e shëndetësisë dhe bashkëpunimin aktual për të sjellë shtretër të rinj dhe pajisje mjekësore. Ai i kërkoi mbështetje për Fondin për Sigurime Shëndetësore dhe Sistemin Informativ Shëndetësor.

Kryeministri Kurti dhe Mitsunori u pajtuan për organizimin e përbashkët të një seminari virtual biznesi për të tërheqë bizneset e Japonisë. Ata biseduan edhe për sukseset e sportistëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për Lojërat Olimpike në Tokio, në të cilat kryeministri Kurti tha se do të jetë i pranishëm.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori i dorëzoi kryeministrit Kurti letër urimin nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM