Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj

Maj 11, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve ka pritur sot një delegacion të Shoqatës sindikale të tyre.

Përfaqësues të kësaj Sindikate kanë njoftuar presidenten Osmani për situatën me të cilën po përballen, duke kërkuar mbështetjen institucionale për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova.

Ndërkaq Osmani ka vlerësuar punën e deritashme të infermierëve në përballje me pandeminë dhe ka potencuar se shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj.

Në prag të ditës së tyre, presidentja Osmani ka falënderuar infermierët për punën, duke shprehur nevojën për trajtim të dinjitetshëm të punës së tyre, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM