Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani me krerët e shtetit pret në iftar krerët e Bashkësisë Islame

Maj 12, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerët e institucioneve, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca kanë pritur për iftar krerët e Bashkësisë Islame.

Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se i përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre. Me shpresën që Zoti të pranojë lutjet e të gjithë atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë, uroj që ndjenja e solidaritetit me të gjithë qytetarët tanë të mbizotërojë përgjatë gjithë vitit.

Iftari është një darkë përbashkuese, në të cilën ka vend për të gjithë. Sonte bashkë me Prindonin, si dhe me krerët e institucioneve, kryetarin Konjufca dhe kryeministrin Kurti, pritëm në iftar krerët e Bashkësisë Islame me besimin e fuqishëm se feja në kontekstin tonë është harmoni, bashkëjetesë, solidaritet, besim dhe vullnet për të mirë.

 

I përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre, dy vlera njerëzore që na shquajnë ndër breza. Nesër do të përmbyllet cikli i agjërimit, teksa një ditë më pas do ta urojmë njëri-tjetrin në kremten e Bajramit, me dëshirat më të mira për fat e mbarësi!

 

Me shpresën që Zoti të pranojë lutjet e të gjithë atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë, uroj që ndjenja e solidaritetit me të gjithë qytetarët tanë të mbizotërojë përgjatë gjithë vitit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM