Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Corell: Vlerësohet e rëndësishme për FSK, pjesëmarrja në ushtrimin fushor “Defender Europe -21”

Maj 17, 2021

Ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj priti komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa-s) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjeneral majorin Ben Corell.

Në takim ministri Mehaj e  njoftoi, gjeneralin Corell mbi zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes, për objektivat që ai ka parashtruar si ministër si për Ministrin ashtu edhe për FSK-në.

Ministri Mehaj vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë të deritashëm në mes të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së, me theks të veçantë për  misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit të FSK-së përkrah Gardës Kombëtare të Ajovës në Kuvajt. Po ashtu me këtë rast ata biseduan edhe për  agjendën e zhvillimit të ushtrimit “Defender Europe -21”, për rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës si shtet.

Gjenerali Corell shprehu kënaqësinë që është në vizitë në Kosovë, duke vlerësuar lartë sukseset e FSK-së, sidomos ato aktivitet që janë zhvilluar në kuadër të programit të bashkëpunimit me GK të Ajovës, duke shpreh gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Po ashtu edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në  takim të ndarë komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa-s) nga Shtet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjeneral Majorin Ben Corell. Të dy gjeneralët vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe GK të Ajovës, duke vlerësuar lartë mundësinë që ju ka dhënë FSK-së të jetë në mision paqeruajtës në Kuvajt, ushtrimet dhe trajnimet e përbashkëta të deri tashme. U vlerësua si shumë e rëndësishme për FSK-në  pjesëmarrja në ushtrimin fushor “Defender Europe -21”, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM