Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla falënderon ekipet e shteteve që morën pjesë në konfiskimin e substancave narkotike në Lipjan

Maj 18, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë,Nicola Orlando, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, si dhe zyrtarët e tre shteteve që morën pjesë në operacionin e suksesshëm të konfiskimit të rreth 400 kilogramë substancave narkotike që u kapën dje në Lipjan.

Pala italiane dhe ajo shqiptare, vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes tre vendeve, që bashkërisht në koordinim ndalën korridorin e depërtimit të substancave narkotike.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e hapur për bashkëpunime ndërkombëtare të luftimit të çfarëdo krimi. Policia e Kosovës është e gatshme që të marr pjesë në secilin operacion. Ju garantoj se si Qeveri do të jemi të pa kompromis në luftimin e të gjitha krimeve, sepse vetëm kështu krijohet një klimë e mirëbesimit të qytetarëve ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit”, theksoi ministri Sveçla.

Në fund, ministri Svçela falënderoi ekipet që morën pjesë në këtë operacion, duke vlerësuar se bashkëpunimi i mirë mes tre shteteve ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme në luftimin e krimit transnacional, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM