Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbështetja e BB nuk do të mungojë, sidomos tani kur Kosovës i duhet të rimarrë veten pas pandemisë

Qer 1, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën sot në takim drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, Linda Van Gelder si dhe drejtorin për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci.

U bisedua për prioritetet e Qeverisë, me theks te situata aktuale me pandeminë Covid-19.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e deritanishme që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti me projektin që financon luftën ndaj pandemisë Covid-19.

Në anën tjetër, Van Gelder vlerësoi se shumë prej synimeve të programit qeverisës janë në të njëjtën vijë me ato të Bankës Botërore, andaj edhe mbështetja e BB nuk do të mungojë, sidomos tani kur Kosovës i duhet të rimarrë veten pas pandemisë, thuhet në komunikatën për media e zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM