Build Skills with our trainings

Sign up now!

Palmer konfirmon gatishmërinë e ShBA-ve për ta ndihmuar Kosovën përgjatë proceseve të mëtejme shtetndërtuese

Qer 2, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re dhe konsituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar vendin tonë përgjatë proceseve të mëtejme shtetndërtuese.

Kryekuvendari Konjufca, pasi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e çmuar në çlirimin dhe rrugëtimin shtetndërtues të Republikës së Kosovës, u zotua për bashkëpunimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Ai po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë Palmer për përfshirjen dhe kontributin e tij në procesin e dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM