Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”
Osmani në postimin e saj në Facebook ka shpreh mirënjohje ushtrisë amerikane për përkushtimin ndaj vendit tonë.
Sa herë e vizitoj kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”, krahas mirëseardhjes së përzemërt, e ndiej edhe kënaqësinë e të qenit mes aleatësh e miqsh të vërtetë.
Sot pata rastin që t’ua shpreh mirënjohjen e thellë tonën për përkushtimin e ushtrisë amerikane ndaj vendit tonë.
Duke shërbyer këtu, larg familjeve të tyre, në kohë pandemie, ata po dëshmojnë çdo ditë se partneriteti mes dy popujve e ushtrive tona po thellohet dita-ditës dhe se aleanca jonë qëndron në përkushtimin e përbashkët për ta garantuar paqen në rajon.