Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti nderon jetën dhe veprën e Fadil Vokrrit në tre vjetorin e vdekjes

Qer 9, 2021

Në tre vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nderuan veprën dhe jetën e tij. Ata bënë homazhe dhe vendosën kurorë lulesh te varri i Vokrrit, në varrezat e lagjes “Arbëria”, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti e ka vlerësuar lartë personalitetin e Vokrrit si futbollist dhe si më meritorin për pranimin e Kosovës në federatat ndërkombëtare të futbollit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

“Fitoret e klubit të futbollit ‘Prishtina’ ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij, ai e pushtonte fushën. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e sportistëve tanë”, ka thënë kryeministri Kurti.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM