Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Mbahet takimi i gjashtë koordinues mes komisioneve parlamentare për dialogun Kosovë-Serbi

Qer 15, 2021

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, organizoi takimin e gjashtë koordinues mes krerëve të komisioneve parlamentare lidhur me mbikëqyrjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjeve të ndërlidhura me të. Ky takim u kryesua nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në hyrje të këtij takimi, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, theksoi nevojën për bashkëpunim të Kuvendit me shoqërinë civile, e në veçanti modalitetet e asistencës që KDI mund të ofrojë në kuadër të punës mbikëqyrëse të komisioneve. Ai vlerësoi që edhe pse deri më tani komisionet parlamentare nuk janë marrë në mënyrë specifike me dialogun dhe temat e tij, hartëzimi i marrëveshjeve sipas secilit komision, që është bërë nga KDI, do të jetë ndihmesë për komisionet që në mënyrë sa më efektive të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve përkatëse. Në fund, ai deklaroi se takimi i sotëm, nga ana e tij, shihet si hapje e derës së dialogut me shoqërinë civile, në relacion me dialogun me Serbinë.

Kryetarët e komisioneve parlamentare shprehën pikëpamjet e tyre lidhur me procesin e deritanishëm të dialogut, si dhe marrëveshjeve specifike të dialogut që bien në fushëveprimtaritë e komisioneve përkatëse. Në këtë drejtim, u kërkua që të ketë sqarim të statusit juridik të secilës marrëveshje dhe rivlerësim të tyre, por edhe ripozicionim mbi fazën e re të dialogut, me qëllim të mundësimit të një mbikëqyrje edhe më efektive. Po ashtu, kryetarët e komisioneve, duke falënderuar KDI-në për asistencën dhe kontributin e saj, shprehën vullnetin për bashkëpunim të mëtutjeshëm, si dhe vullnetin për të vazhduar me aktivitete mbikëqyrëse edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi u publikuan të gjeturat kryesore nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, përgjatë legjislaturës së shtatë, duke përfshirë zhvillimet në seancat plenare si dhe punës së komisioneve parlamentare. Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI, gjatë prezantimit të këtij raporti, deklaroi që në seancat e Kuvendit, dialogu është trajtuar apo diskutuar në 38% të tyre, ndërsa vetëm në 14% të mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Sa i përket komisioneve parlamentare, u potencua numri i vogël i ftesave ndaj ministrave për raportim, me vetëm katër sosh përgjatë legjislaturës së kaluar, si dhe realizimi i vetëm tri vizitave në terren. Në këtë drejtim, u rekomandua që komisionet parlamentare të zhvillojnë sa më shumë vizita të tilla, për të marrë edhe informacione të dorës së parë për zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të dialogut, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM