Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ambasadën Britanike për procese transparente të rekrutimit

Qer 17, 2021

Në një ceremoni të organizuar në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përfaqësuar nga Ambasada Britanike, ka për qëllim të mbështesë institucionet e Republikës së Kosovës.

Në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, qëllimi i memorandumit të mirëkuptimit është të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM