Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani ia dorëzon “Urdhrin e lirisë” Doris Pack

Kor 3, 2021

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani ia dorëzoi sot Doris Pack “Urdhrin e lirisë”, të cilin ia kishte ndarë presidenti Rugova, më 2004, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj.

Në takimin e përzemërt të cilin Osmani e zhvilloi sot me Pack, e cila shoqërohej edhe nga Daniel Braun, udhëheqës i fondacionit “Konrad Adenauer”,

Presidentja Osmani e falënderoi Pack për angazhimin e saj të gjatë në njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Roli juaj ka qenë shumë i rëndësishëm në gjithë rrugëtimin tonë. Duke filluar nga fundi i viteve ’80 e këtej ju keni qenë promovuese e madhe e së drejtës sonë për liri. Pas çlirimit të vendit, ju i keni shërbyer njohjes dhe promovimit të shtetësisë së Kosovës”, tha presidentja Osmani.

Po ashtu, Osmani dhe Pack diskutuan për procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian, si dhe hapat që po i ndërmerr Kosova për ta përshpejtuar integrimin e saj euroatlantik.

Nga ana tjetër, Pack, anëtare shumëvjecare e Bundestagut gjerman dhe e Parlamentit Europian, si dhe kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane (EPP Women), theksoi se i kupton shumë mirë sfidat me të cilat vendi ynë ballafaqohet ende, sfida të kuptueshme për një shtet të ri sikur Kosova.

“Për ta njohur mirë Kosovën, secili duhet ta kuptojë të kaluarën e saj”, tha Pack.

Ajo shprehu edhe një herë kënaqësinë e saj që ka mundur t’i shërbejë popullit të Kosovës, me të cilin, sikur tha ajo e lidh miqësi e hershme, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM