Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti diskuton për të drejtat e njeriut me përfaqësues të organizatave joqeveritare

Kor 5, 2021

Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë më 2020, u diskutua në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres Emilija Redzepi dhe ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, me përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut.

Delegacioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive e “Youth Initiative for Human Rights”, Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit, Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Blert Morina, drejtor ekzekutiv i “Center for Equality and Liberty” dhe Muhamet Arifi, drejtor ekzekutiv i “Balkan Sunflowers” e njoftuan kryeministrin për të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti.

U bisedua për mundësitë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe Qeverisë sa i përket avancimit të të drejtave të njeriut.

Mes çështjeve kryesore të diskutuara ishte Plani i Qeverisë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, barazia gjinore dhe të drejtat e grave, të drejtat e komuniteteve joshumicë (rom, egjiptian dhe ashkali) dhe komunitetit LGBTI, thuhet në komunikastën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM