Më 7 korrik të mërkurën, ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark do ta vizitojë Kosovën, duke filluar në orën 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ish- gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë konferencë për shtyp, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.