KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit po zbulohen nga inspektorët dhe kontrollorët tanë çdo ditë dhe të gjitha rastet janë duke u procesuar më tutje, ata janë vazhdimisht në terren nga ora 06:00-22:00( shih foto të zbulimit të ndërhyrjeve/ kyçjeve ilegale).
Investimet dhe intervenimet në rrjetin e ujësjellësit, në të gjitha zonat e shërbimit, po vazhdojnë…
Shpenzimi racional i ujit të pijshëm mëse i domosdoshëm.
Dërgimi i lëndëve të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat ( bizneset dhe konsumatorët e amvisërisë) po vazhdojnë…
Vazhdon lehtësimi i kritereve për programimin e borxheve.
Dhjetëra raste të zhbllokimit të kanalizimeve po realizohen çdo ditë.
Impiantet e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik e Badoc po funksionojnë me kapacitete maksimale…e shumëçka tjetër!
Andaj, për një furnizim stabil me ujë dhe infrastrukturë funksionale, shpenzo racionalisht ujin, mos realizo kyqje ilegale dhe paguaj faturat e ujit rregullisht, thuhet në komunikatën për media e KRU “Ptrishtina”.