Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti priti në takim aktivistet e tre brezave të familjes Kumnova

Kor 8, 2021

Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur aktivistet e tre brezave të familjes Kumnova, Nesrete Kumnovën. Gjatë këtij takimi u diskutua për betejën e përbashkët dhe prioritetin e qeverisë, për ndriçimin e rasteve të personave të zhdukur, në respektim të së drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e tyre, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për “Thirrjet e Nënave”, në misionin për zbardhjen e plotë të fatit të personave të zhdukur dhe përmbushjes së drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës.

Kauza e aktivizmit të saj, filloi para se ajo të lindte. Kur Vjollca ishte dymuajshe shtatzënë, bashkëshorti i saj Gëzim Deva dhe vëllai Albion Kumnova, u rrëmbyen nga forcat serbe në Gjakovë.

E rritur mes thirrjeve për të vërtetën dhe drejtësinë, me gjyshen Nesrete Kumnova, drejtuese e organizatës, “Thirrjet e Nënave”, Bleona Deva me vite kërkoi të vërtetën për babin, dajën dhe qindra persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Bleona ishte pesëvjeçare kur së pari takoi kryeministrin Kurti, në protestat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM