Build Skills with our trainings

Sign up now!

GAP publikon raportin “Sfida 50/50: Zbatimi i kuotës gjinore në bordet e institucioneve publike”

Kor 12, 2021

Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Sfida 50/50: Zbatimi i kuotës gjinore në bordet e institucioneve publike”.  Në mbledhjen e nëntë të qeverisë së Kosovës, për herë të parë u anulua një vendim për emërimin e anëtarëve të një bordi me arsyetimin se nuk ishte respektuar Ligji për barazi gjinore. Ky ligj, që është në fuqi prej vitit 2015, kërkon përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive, gjyqësore dhe të tjera. Por, deri më tani, institucionet publike kanë injoruar obligimin ligjor për përfaqësim të barabartë, duke interpretuar dispozitat e Ligjit për barazi gjinore si jo obligative.

Aktualisht ekziston një hendek i thellë i përfaqësimit gjinor në borde dhe pozita menaxheriale të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura. Tek ndërmarrjet publike, mesatarisht 27% e përbërjes së bordeve janë gra, ndërsa 28% tek agjencitë e pavarura. Në pesë nga 14 ndërmarrjet publike, gratë nuk janë fare të përfaqësuara. Në pozita menaxheriale të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura vetëm 33% janë gra, ndërsa vetëm dy kanë kryeshefe ekzekutive nga 32 institucionet e përfshira në këtë hulumtim.

Në këtë raport Instituti GAP ka analizuar bazën ligjore për përfaqësim të barabartë gjinor në bordet publike dhe ka ofruar të dhëna mbi përbërjen aktuale të bordeve të agjencive të pavarura dhe ndërmarrjeve publike dhe pozitat që do të jenë të lira në vitet e ardhshme.  Hulumtimi tregon se deri në fund të vitit 2021 do të përfundojnë mbi 50 mandate nëpër bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura. Andaj, Instituti GAP i rekomandon Qeverisë dhe komunave që në pozitat e lira ta kenë parasysh kuoten gjinore në mënyrë që ta përmirësojnë dhe avancojnë përfaqësimin e barabartë gjinor në vendimmarrje, thuhet në komunikatën për media e GAP.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM