Build Skills with our trainings

Sign up now!

Inovatorët nga “Shkollat e shekullit 21”, tani mund të kodojnë projekte që ndihmojnë komunitetin me pajisjet mikrobit

Kor 13, 2021

Nxënës, prindër, mësues dhe drejtues të shkollave u bashkuan sot për të festuar arritjet e programit ‘’Shkollat e Shekullit 21’’ në shkollën e tyre dhe për të tërhequr edhe njëherë vëmendjen për nevojën e shkathtësive të kodimit, mendimit kritik dhe zgjidhjen e problemeve në tregun e ardhshëm të punës. Ky program po implementohet në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për të theksuar se çdo fëmijë është i pajisur në mënyrë të barabartë me këto shkathtësi pavarësisht vendndodhjes së tij.

Programi ‘’Shkollat ​​e Shekullit 21’’ ka filluar të zbatohet në Kosovë në vitin 2018 ku deri më tani 521 shkolla dhe rreth 1200 mësimdhënës janë trajnuar për të zbatuar shkathtësitë e mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në procesin e tyre të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Programi financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga British Council në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Qëllimi i tij është të sigurojë që të gjithë nxënësit e moshave10-15 vjeç në Kosovë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, të kenë qasje të barabartë në program dhe të jenë të përgatitur mirë për tregun e ardhshëm të punës.

Inovatorët e rinj, pjesëmarrës të programit u përballën me shumë sfida gjatë pandemisë, por ata u inkurajuan vazhdimisht të vazhdojnë të punojnë në projektet e tyre me mikrobit pavarësisht tyre dhe si rrjedhojë këto janë rezultatet e tyre të mahnitshme. Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren prezantuan disa nga projektet që kanë punuar në Klubin e Kodimit, të cilat ndërlidhen me zgjidhjen e një sërë problemesh me të cilat përballet komuniteti siç janë ruajtja e ambientit, mbrojtja ndaj pandemisë COVID-19 dhe disa porojekte edukativo-argëtuese për fëmijë dhe të rritur.

Drejtori i ShFMU “Abdyl Frashëri”, Amxhun Krasniqi, tha në diskutimin e tij se: ”Ne kemi parë një punë të jashtëzakonshme nga nxënësit dhe mësimdhënësit tanë që ndoqën programin. Kjo shërben si një kujtesë që programe të tilla janë thelbësore në kohën që jetojmë.”

Me këtë rast, z. Jacob Webber, Zëvendës Ambasadori Britanik në Kosovë tha: “Me një popullatë të re dhe qasje të lehtë në internet, zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 si kodimi jo vetëm që i ndihmon nxënësit të përcaktohen më së miri për karrierën e tyre në të ardhmen, por i ndihmon edhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

Po ashtu, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shtoi se: “Në përballje me sfidën e madhe për të përgatitur fëmijët tanë për të ardhmen, duhet të punojmë bashkërisht për të ndihmuar ata të zhvillojnë të menduarit kritik dhe krijues, bashkëpunimin dhe shkathtësitë e nevojshme për të qenë konkurent në tregun e punës. E ardhmja do të kërkoj edhe punë e profesione që akoma nuk janë krijuar. Andaj, të rinjtë tanë duhet të jenë të pajisur me shkathtësi e kompetenca edhe për këto punë, për zhvillim individual e shoqëror. Përveç se të jenë konkurent në rajon e botë, të rinjtë duhet të ndjekin zhvillimet por edhe të ju paraprijnë atyre”.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Xhemile Vezgishi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka theksuar se ndihet krenar që shkollat e Komunës së Prizrenit janë pjesë e këtij programi dhe po punojnë që nxënësit të pajisen me “kompetencat e duhura për tregun e punës”.

Në fjalën e tij përmbyllëse Angus Bjarnason, drejtori i British Council në Shqipëri dhe Kosovë tha: ”Këto projekte të mrekullueshme të nxënësve janë arsyeja pse ne jemi shumë krenarë që punojmë me të gjitha shkollat në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në programin ‘Shkollat e Shekullit 21’. Ne po punojmë së bashku, sepse këto janë shkathtësitë që duhet të ketë çdo nxënës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë”, thuhet në faqen zyrtare të MAShTI.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM