Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot zëvendës ambasadorin e Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën, Tatsuya Machida.
Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.
Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.
Ministri (zëvendës ambasadori) i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmojë FSK-në në fushat me interes të përbashkët, posaçërisht në fushën e kërkim – shpëtimit, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.