Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes MD dhe organizatës gjermane “HELP”

Kor 14, 2021

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe drejtori i organizatës “Help”, Timo Stegelmann, kanë nënshkruar sot dy Memorandume Mirëkuptimi, projekte të cilat do të gjejnë zbatim në mes Ministrisë së Drejtësisë, respektivisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Sprovues së Kosovës dhe organizatës gjermane “Help”, e cila është në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Ky projekt, i ndihmuar përmes organizatës “Help” do të mundësojë krijimin e mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara. Gratë, të rinjtë, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, personat me aftësi të kufizuara, në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës do të ndihmohen në ndërtimin e aftësive personale dhe profesionale.

Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe organizata “HELP” do të bashkëpunojnë në furnizimin e punëtorive me pajisje adekuate, përmes ofrimit të trajnimeve për persona që kanë rënë ndesh me ligjin në përkrahje të zbatimit të strategjisë për rehabilitim dhe ri-socializim.

Bashkëpunim i njëjtë do të jetë edhe me Shërbimin Sprovues të Kosovës, me qëllimin edhe të ofrimit të trajnimeve si dhe furnizimin me pajisje të nevojshme, me qëllim të mbrojtjes të komunitetit dhe parandalimit të recidivizmit, e në anën tjetër të ndikohet në ri-integrimin dhe ri-socializimin me sukses në komunitet të personave të cilët kryejnë vepra penale, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM