Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 15.07.2021.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës.
Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.514.
Në total numri i rasteve aktive është 105.