Build Skills with our trainings

Sign up now!

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar në dëmet si pasojë e reshjeve

Kor 19, 2021

Drejtoria e Shërbimeve Publike në kudër të Komunës së Prishtinës, sot gjatë gjithë ditës ka punuar në teren me ekipet e saj emergjente (ato të mbrojtjes, shpëtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve), dhe në koordinim me Kabinetin e Kryetarit, u intervenua në pjesët ku ka pasur nevojë si pasojë e dëmeve nga reshjet e së dielës mbrëma.

Këto reshje kanë përfshirë të gjithë rajonin, duke mos kursyer as qytetin e Prishtinës por fatmirësisht pa dëme serioze. Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, është angazhuar me të gjitha ekipet sot në terren dhe ka dalë në inspektim të punimeve dhe në mbështetje të qytetarëve të Prishtinës të prekur nga reshjet. Janë ndërmarrë një sërë intervenimesh në rrugët, lagjet, fshatrat dhe sheshet kryesore të qytetit, në të cilat janë liruar pusetat, zhbllokuar kanalizimet si dhe është kryer pastrimi i rrugëve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Parqeve është bërë largimi i degëve dhe drunjëve të rrëzuara nga erërat dhe reshjet.

Komuna falënderon të gjitha ekipet dhe kompanitë që janë angazhuar në këtë. Ndërkohë që presim raportet finale të vlerësimit për të bërë të ditur edhe bilancin e dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve.

Konstatimet e hollësishme nga ky vlerësim do të ju dërgohen Drejtorisë së Inspekcionit, Drejtorisë së Investimeve Kapitale, KEDS-it dhe çdo organi tjetër relevant për ndërmarrjen e masave parandaluese dhe për sanimin e dëmeve.

Ashtu siç e kemi potencuar edhe mbrëmë, situata është nën kontrrollë dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM