Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, është zgjedhur Xhemajl Rexha me 171 vota.
Ndërsa, kandidati tjetër, Arton Mulliqi ka marrë gjithsej 146 vota. Tri fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.
Teksa, për anëtarë të rinj të Bordit të AGK-së do të njoftoheni me kohë pasi të numërohen të gjitha fletëvotimet marrë parasysh numrin e madh të kandidatëve për anëtarë të bordit, si dhe numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.