Build Skills with our trainings

Sign up now!

Futja e lëndës në shkolla, përgjigje adekuate për edukimin seksual

Kor 21, 2021

Shumë të rinj marrin informacione të paqarta në lidhje me marrëdhëniet seksuale dhe seksin, duke kaluar nga fëmijëria në moshë të rritur. Kjo ka çuar në një kërkesë në rritje nga të rinjtë për informacion të besueshëm, i cili i përgatit ata për një jetë të sigurt, produktive dhe përmbushëse.

Edukimi seksual ka efekte pozitive, duke përfshirë rritjen e njohurive të të rinjve dhe përmirësimin e qëndrimeve të tyre në lidhje me shëndetin dhe sjelljet seksuale dhe riprodhuese. Edukimi seksual brenda ose jashtë shkollës nuk rrit aktivitetin seksual, sjelljen e rrezikut seksual ose shkallën e infektimit me HIV.

Programet me fokus gjinor janë shumë më efektive sesa programet pa perspektivë gjinore në arritjen e rezultateve shëndetësore siç janë ulja e niveleve të shtatzënisë së paqëllimshme.

Mirëpo sipas hulumtimeve të bëra nga UNFPA  edukimi seksual afatgjatë ka zvogëluar numrin e shtatëzanive dhe abortimeve.

Shkaku më i shpeshtë për gjendjen e keqe shëndetësore te të rinjtë janë mosinformimi, veçanërisht për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. Shkolla është kyçe për zhvillimin dhe informimin e të rinjve, e me këtë edhe vend i vërtetë ku ata duhet të mësojnë si të kujdesen për shëndetin e tyre. Mungesa e informatave adekuate është një nga shkaqet kryesore edhe për diskriminimin, dhunën, urrejtjen në mjedisin shkollor.

Përgatitja e fëmijëve dhe të rinjve për kalimin në moshën madhore ka qenë gjithmonë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit, me në qendër seksualitetin dhe marrëdhëniet njerëzore. Nëse dëshirojmë të kemi një ndikim tek fëmijët dhe të rinjtë përpara se këta të jenë seksualisht aktivë, është e domosdoshme përfshirja e edukimit seksual gjithëpërfshirës nëpërmjet zbatimit të programeve mësimore. Mësuesit janë një burim i paçmueshëm në luftën kundër SST, në sektorin arsimor. Duhen bërë gjithashtu përpjekje të veçanta për të arritur ata fëmijë, të cilët nuk shkojnë në shkollë dhe që janë shpesh më të prirur ndaj keqinformimit dhe shfrytëzimit.

Qëllimi i  edukimi seksual adekuat përveç që ndihmon në zvogëlimin e këtyre problemeve, ju ofron gjeneratave të reja njohuri për t’u zhvilluar dhe praktikuar shprehitë, qëndrimet, cilësitë, vlerat dhe sjelljet e tyre. Neglizhimi i saj ka shfaqur se çfarë njeriu është në gjendje të bëjë pa qenë i edukuar mirë.

“Informacioni mbi seksualitetin duhet të fillojë në moshë të hershme dhe të jetë në përputhje me zhvillimin kognitiv të fëmijës nga dy palët (shkolla dhe prindërit). Mirëpo, duhet pasur parasysh se në shoqërinë tonë biseda me fëmijët rreth edukimit seksual është ende një temë tabu, kështu që do të ishte shumë e përshtatshme të futej si lëndë mësimore në shkolla. Shkollat janë mjedise ideale për të promovuar edukimin seksual edhe informuar në mënyrë sa më të saktë,” thotë Flutura Osmanaj, psikologe në shkollën fillore “Trepça” në Banjë të Pejës në një intervistë për KosovaLive.

Shkollat ofrojnë kontekstin socio-psikologjik ku të rinjtë tentojnë të ndërtojnë stilet e jetesës. Fëmijët e moshës shkollore, zhvillojnë repertorin sjellor nëpërmjet ndërveprimit me bashkëmoshatarët dhe e ballafaqojnë këtë repertor me edukatorët dhe mësuesit. Shkollat janë gjithashtu mjedise ideale për të përmbushur dhe promovuar edukimin seksual.

 “Secili ndryshim i aspektit social dhe kulturor që lidhet me mentalitetin e krijuar ndërvite në shoqëri kërkon po ashtu shumë vite të tjera për tu mirë gdhendur. Çfarë do të ofronte kjo lëndë tek gjeneratat e ardhshme është edukim cilësor i të rinjve mbi shëndetin e tyre seksual, parandalimin e shtatëzanive të padëshirueshme dhe planifikimin familjar, parandalimin e infektimit dhe bartjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme duke mos u kufizuar tek vetëm këto çështje ku përmes tyre efekti i njohurive të shtuara do të ndikonte në shtyerjen përpara të arritjes së barazisë gjinore në vend,” thotë për KosovaLive, Nicole Farnsworth, drejtore e Programit në Rrjetin e Grave të Kosovës.

Artur Dauti, student i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës shprehet se të mësosh rreth seksit në shkolla do të ishte më e përshtatshme për studentin, sepse do të ndihej si një klasë normale që ata duhet të ndjekin.

“Kjo gjithashtu do të hiqte presionin nga prindërit,” konsideron ai.

Duke filluar me kuptimin e anatomisë e trupit të njeriut, ku një ndër ciklet që shpeshherë keqinterpretohet dhe nuk ju kushtohet vëmendje gjatë edukimit seksual është cikli menstrual, ka shumë raste kur perceptimet drejt shëndetit menstrual janë shprehur në mënyrë negative dhe është përceptuar jo normale, por ciklet menstruale janë shumë normale, ato janë ndryshime të rregullta që ndodhin me trupin i cili përgatitet për procesin e riprodhimit.

Por përveç pjesës e anatomisë së trupit dhe si funksionon ai, edukimi seksual duhet të përfshijë dhe mendimin praktik, e këto janë ngacmimet seksuale, paragjykimet për orientim seksual, e shumë tema të tjera që e bëjnë edukimin seksual të domosdoshëm të shtjellohet si lëndë në shkolla.

Një ndër këto tema është ngacmimi seksual, duke filluar prej kuadrit ligjor dhe deri tek ai moral, ngacmimi seksual është një ndër veprat më të ulëta që një person mund të bëjë. Ngacimi seksual është sjellje e cila definohet si sjellje e padëshiruar e natyrës seksuale.

“Dhënia e pëlqimit është e drejtë bazike që e posedon çdo njeri dhe jo vetëm për marrëdhënie seksuale por ka të bëjë edhe me ngacmimet. Duhet të bëhet e ditur se trupi i askujt nuk është në posedim të dikujt tjetër, as nuk është objekt për kënaqësi personale. Duhet të respektohen limitet dhe fjala ‘jo’”, shprehet Enkela Rexhepaj, studente e Universitetit të Biznesit dhe Teknologji në degën e juridikut.

Por përveç mësimit se çka janë e pse s’duhet bërë, me edukim adekuat seksual të rinjve ju jepet mundësia të mësojnë si t’i shmangen atyre apo dhe si të ballafaqohen me të nëse ky akt i ulët civil ju ndodhë atyre. Rrjedhimisht, inkuadrimi i edukimit seksual si lëndë dhe shtjellosja e këtyre temave në shkollat fillore mund të ulë rastet të tilla gjatë kolegjit dhe më tutje, ka shprehur PLOS One në një artikull rreth kësaj teme.

Temë tjetër që edukimi seksual e prek është dhe orientimi seksual dhe pse të gjithë e kanë të drejtën për të zgjedhur se si duan të identifikohen apo për kë ata shprehin pëlqim. Duke u bazuar që Republika e Kosovës ka ligje që i mbron të drejtat të gjithëve, mund të thuhet se jemi në rrugë të mbarë rreth pranimit dhe respektimit të identiteve dhe orientimeve të ndryshme.

“Është e rëndësishme që shoqëria të pranojë diversitetin e identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale, për këtë arsye është e rëndësishme që përmes edukimit gjithëpërfshirës dhe cilësor të promovohet respektimi i të gjitha llojeve të identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale. Po ashtu e rëndësishme është të përmendet baza ligjore në Kosovë e cila garanton të drejtat të barabarta për të gjithë, përkatësisht mirë e specifikuar me Kushtetutën e Kosovës neni 24, pika 2, Ligji për Barazi Gjinore në nenin 4, pika 2 dhe Ligji për Mbrojtjen kundër Diskriminimit neni 1, pika 1. “  thotë për KosovaLive Gjylymser Nallbani, Asistente e Projektit, RrGK.

Dion Berisha

Gazetaria e Paqes në mes të Rinjve Kosovar mbështetet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), e financuar nga USAID dhe implementuar nga Rinia Aktive e Graçanicës dhe KosovaLive.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM