Build Skills with our trainings

Sign up now!

Pas aksidentit hekurudhor në Pejë, KHAIA hap hetime për hekurudhat e Kosovës

Kor 21, 2021

Gjatë ditës së sotme, në Pejë ka ndodhur nja aksident hekurudhor, në të cilin janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe dy automjete.
Nga ky aksident, janë lënduar 6 persona, prej tyre tre të mitur. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ekipet për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e hekurudhave, në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), po ekzaminojnë vendin e ngjarjes. Për këtë rast do të hapen hetime sipas ligjit 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, ndërsa raporti përfundimtar që përfshinë rekomandimet e sigurisë do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është në shërbim të qytetarëve në rast të aksidenteve apo incidenteve aeronautike dhe hekurudhore dhe për këtë ka në dispozicion numrin pa pagesë 080090000.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM