Build Skills with our trainings

Sign up now!

Guvernatori Mehmeti vlerëson lartë rëndësinë e komunikimit mes BQK dhe komunitetit afarist

Kor 21, 2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka prezantuar në forumin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe makroekonomik.

Para të pranishmëve, Guvernatori Mehmeti theksoi se sektori bankar i Kosovës ka arritur të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë përkundër sfidave me të cilat u ballafaqua ekonomia e vendit, si rrjedhojë e pandemisë dhe për më tepër, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në mbështetje të ekonomisë për të minimizuar pasojat ekonomike nga kriza e fundit.

Sipas Mehmetit, rritja e kredive të sektorit bankar me një normë vjetore prej mbi 11 përqind gjatë këtij viti, po paraqitet si kontribuues i rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, e cila në vitin 2021 po i rikthehet normave pozitive të rritjes. 

Guvernatori Mehmeti vlerësoi lartë rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet Bankës Qendrore dhe komunitetit afarist në mënyrë që të identifikohen në mënyrë sa më të drejtë nevojat e bizneseve dhe të krijohen kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM