Build Skills with our trainings

Sign up now!

Memorandum bashkëpunimi mes KHAIA të Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut

Gus 4, 2021

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës (KHAIA) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Autoritetin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast solemnisht të dy autoritetet kanë nënshkruar Memorandumin e  Bashkëpunimit, i cili ka për qëllim bashkëpunimin midis organeve hetimore kosovare dhe maqedone në hetimin e aksidenteve në aviacionin Civil, organizimin e trajnimeve të përbashkëta të hetuesve, shkëmbimin e praktikave të mira, informacionit, ekspertëve dhe pajisjeve në fushën e hetimeve të sigurisë në aksidentet ajrore, si dhe pjesëmarrjen dhe shkëmbimin e ekipeve hetimore në rast të një Aksidenti me përmasa katastrofike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënshkruesit nënvizuan se përfundimi i një marrëveshjeje të tillë konfirmon marrëdhëniet e mira të deritanishme në mes të dy vendeve tona në fushën e Hetimit të Aksidenteve Aeronautike, dhe krijimin e një kuadri të përbashkët për bashkëpunim profesional në të ardhmen në mes të dy Autoriteteve hetimore, të cilat kanë për synim efikasitetin më të madh, profesionalizmin, të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë së Aviacionit Civil në vendet tona.

Memorandumin e Bashkëpunimit në emër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës e nënshkroi Mirsim Beqiri, kryesues i KHAIA-së, ndërsa në emër të Komitetit të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Maqedonisë nga Zoran Ilevski-Kryesues i KISIV, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeminisrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM