Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK pranon pajisje nga SHBA-të në vlerë prej 300 mijë dollarë

Gus 5, 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID -19.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Donacionin e dorëzuan, Kolonel Stephen Rose, atashe i mbrojtjes për Kosovë dhe Major Ryan D. Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Pas pranimit të këtij donacioni, ministri Vitia tha se ky donacion tregon se, sa me rëndësi është solidariteti në mes nesh dhe miqve ndërkombëtar.

Sipas tij, këto pajisje të reja do të ndihmojnë profesionsitët shëndetëorë në punën e tyre.

Kolonel Rose lavdëroi punën e punëtorëve shëndetësorë, duke shtuar se pajisjet e dhurura do të ndihmojnë profesionistët shëndetëosrë për të përballuar më lehtë valën e re të mundshme të pacientëve me COVID.

Donacioni përfshinë; ultrazë, monitorë për pacientë, flometra, rregulatorë të oksigjenit, CPAP maska, analizatorë të gazrave, thuhet në postimin e ShSKUK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM