Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Falënderim Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për mbështetjen dhënë familjeve të personave të pagjetur

Gus 10, 2021

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ishte tema kryesore e takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi.

Kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e politikave institucionale, përmes të cilave do të ketë trajtim meritor për familjet e të zhdukurve me dhunë, duke pasur prioritet ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë.

Po ashtu, kryeministri Kurti falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti për mbështetjen e familjeve të personave të pagjetur.

Mes çështjeve të diskutuara ishte edhe databaza e shqiptarëve të arrestuar në Serbi si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për reformën e burgjeve në Kosovë.

Në takim të pranishëm ishin edhe Martina Fava, kryesuese e Grupit Punues për Persona të Zhdukur, Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës, si dhe Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, njëherit kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM