Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti në ceremoninë përmbyllëse të Dokufest, ndau çmimin për filmin në garën kombëtare

Gus 14, 2021

U përmbyll sonte më 14 gusht, edicioni jubilar i 20-të i Festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest. Për një javë rresht në këtë festival u shfaqën rreth 200 filma e dokumentarë nga e gjithë bota, ndërsa qyteti i Prizrenit u bë vendtakim i dhjetëra mijëra vizitorëve. Kryeministrit Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të tij, me ç’rast ndau çmimin për filmin në garën kombëtare. Filmi “Mardhë” nga regjisorja Flaka Kokolli mori mirënjohje speciale, kurse filmi “Një fëmijë” nga regjisori Bekim Guri u zgjodh filmi më i mirë kombëtar.

Në fjalën e tij të shkurtër gjatë ndarjes së çmimeve ai ua uroi të pranishmëve dhe organizatorëve 20-vjetorin e DokuFest-it, ndërsa shtoi se ky festival, i cili u ngrit e edhe sot mbështetet në punën e palodhshme të vullnetarëve që ndihmojnë në realizimin e tij, është rritur shpejt dhe shumë si pak çka tjetër në Kosovën e pasluftës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM