Build Skills with our trainings

Sign up now!

Suspendohen katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Gus 14, 2021

Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me detyrë në Stacionin Policor Mitrovicë Veri, suspendohen me vendim të drejtorit të policisë, mbi bazën e dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Suspendimi i zyrtarëve policorë vije si rezultat i pamjeve të publikuara në disa portale dhe rrjetet sociale, të cilat tregojnë pamjet se si zyrtarë policorë në uniformë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kalojnë kohën në një lokal/sport-klub.

Vendimi mbi suspendimin e tyre të përkohshëm deri në 72 orë, është lëshuar sot, nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë Veri, mbi bazën e dyshimit, se të njëjtit, në kohën e detyrës zyrtare, në uniformë zyrtare, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me ç ‘rast kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore të paraparë në bazë të Udhëzimit Administrativ mbi “Shkeljet, masat dhe procedura disiplinore në Policinë e Kosovës”.

Veç suspendimit të përkohshëm, Stacioni Policor Mitrovicë Veri, inicion procedurën për hetim të shkeljeve të supozuara ndërsa procedurat tjera të hetimeve të brendshme disiplinore do të udhëhiqen nga hetuesit policorë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

Vet-disiplina dhe disiplina organizative, janë elementet bazë mbi të cilën ndërtohen vlerat e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit, prandaj veprimet e tilla, shkeljet e tilla disiplinore nuk do të tolerohen dhe si të tilla do të jenë të ndëshkueshme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM