Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI: Thirrje publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e STEM

Gus 16, 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM në gjuhën angleze) të arsimit të lartë në Kosovë.

Kjo thirrje synon ta mbështesë dhe promovojë shkollimin e vajzave/grave që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës).

Totali i shumës në dispozicion që do të ndahet për këtë thirrje është 1,000,000 (një milion) EURO, me të cilën do të mbështeten 1,000 studente të fushave STEM me bursa në vlerë prej 1,000 (njëmijë) EURO.

Të drejtë aplikimi kanë studentet që në vitin akademik 2021-2022 regjistrojnë vitin e parë të studimeve në këto fusha në nivelin baçelor dhe që këto studime i vijojnë si studente të rregullta.

Inkurajohen që të aplikojnë vajzat/gratë nga komunitetet jo-shumicë dhe ato që vijnë nga zonat rurale, thuhet në faqen zyrtare të MASHTI.

MASHTI fton studentet e interesuara të këtyre profileve që të aplikojnë në këtë thirrje.

https://masht.rks-gov.net/…/thirrja-me-nr-01b-1561-per…

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM