Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Caritas-in Zviceran

Gus 16, 2021

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka se bashku me Dr. Gerhard Schaumberger, drejtor Caritas-it Zviceran në Kosovë dhe Kreshnik Basha, zëvendës drejtor / program menaxher për Kosovë, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit tre (3) vjeçare për të kontribuar në avancimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik në Kosovë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është  koordinimi i aktiviteteve dhe mbështetja e  njëri-tjetrit në promovimin e një rritjeje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë në përputhje me prioritetet e MZHR-së dhe CACH. Për më tepër, përcakton bazën për mënyrat e ardhshme të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve nga CaCH dhe MZHR, në kuadër të projekteve të miratuara.

Ky është një bashkëpunim i cili vendoset për një periudhe tre (3) vjeçare implementimi, ku MZHR do të kontribuoj me bashkëfinancim në vlerën prej 40 % të vlerës totale. Ky bashkëfinancim do të mbështesë projektet kapitale, bizneset, ngritjen e kapaciteteve si dhe kosto tjera administrative apo të burimeve njerzore në kuadër të objektivave që kanë këto projekte.

Palët gjithashtu u  dakorduan për të koordinuar aktivitetet në lidhje me zbatimin e projekteve për zhvillimin rajonal, në fushën e integrimit, gjenerimin e të ardhurave dhe ndryshimet klimatike.

MZHR dhe Caritas-i Zviceran, me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit e cila ka vlerë prej 2.6 milionë euro shprehin dëshirën për të kontribuar në avancimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik në Kosovë, duke synuar përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, duke përfshirë fushat e bashkëpunimit në çështjet e Integrimit, Gjenerimit të të Ardhurave dhe Ndryshimeve Klimatike, duke siguruar shkëmbimin e përvojës, duke përfaqësuar interesin publik dhe interesat e përbashkët në shërbim të zhvillimit të marrëdhënieve dhe politikave që synojnë rritjen e zhvillimit të balancuar rajonal, thuhet në faqen zyrtare të MZhR-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM