Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton për gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 633.07 m mbi nivelin e detit ose 1.93 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 646 m mbi nivelin e detit ose 3.85 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Kujdesi ndaj ujit të pijshëm, prioritet për furnizim të rregullt, thuhet në faqen zyrtare të KRU “Prishtina”.