Pas shtimit të rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ministri Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.
Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.