Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Studimi i fizibilitetit për programin e banimit social, do të lehtësojë investimet në këtë sektor

Gus 18, 2021

Rritja e mirëqenies dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve nëpërmjet infrastrukturës së qëndrueshme komunale dhe mjedisit të pastër dhe të shëndetshëm ishin tema të takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Koordinatores së OKB -së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson dhe shefit të zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë, Omar Siddique, si dhe përfaqësuesve të tjerë të kësaj agjencie.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u bisedua  për Planet e Zhvillimit Komunal dhe proceset e planifikimit hapësinor në komunat e Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi se banimi social dhe banimi i përballueshëm janë zotim në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

Ai vlerësoi faktin që UN-Habitat po punon së bashku me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në hartimin e Studimit të Fizibilitetit për Programin e Banimit Social në Kosovë, rekomandimet nga i cili do të lehtësojnë investimet e ardhshme në këtë sektor.

Gjatë takimit u vlerësua ndihma e vazhdueshme e UN-Habitat dhënë për institucionet tona gjatë viteve si dhe u bisedua për bashkëveprim dhe koordinimin programor të mëtejmë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM