Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: U ndaluan për gjueti të kundërligjshme, iu gjetën armë dhe municion

Gus 18, 2021

Policia në Prizren pranoj një informacion së në bjeshkët e Prevallës dyshohet se disa persona po kryenin veprimtari në kundërshtim me ligjin duke dal në gjah jashtë sezonit të gjuetisë.

Veprimet e policisë ishin të menjëhershme dhe përkundër terrenit të vështirë kodrinor-malor, zyrtarët policorë identifikuan lokacionin e personave të dyshimtë dhe gjatë vëzhgim- kërkimit i hasën të dyshimtit të cilët ishin për gjah në këtë zonë.

Në bazë të kërkesës policore të dyshimtit u kontrolluan dhe të njëjtit ishin në posedim të armëve dhe municionit të gjuetisë. Më këtë rast në cilësinë e provës materiale policia sekuestroj përkohësisht këto armë:

1-Pushkë gjahu të tipit “ROBER B70”,

1-Pushkë gjahu të tipit “Super Vurucu” ,

1-Pushkë gjahu të tipit “Super Chapion”,

3- radiolidhje dore, 9 fishek të kalibrit 30-06, 1- rrethatore beli së bashku më 16 fishek gjuetie, 1- rrethatore beli së bashku më 21 fishek gjuetie, 1 palë dylbi.

Armët dhe municioni u gjet në automjetin e tipit Chlysler “JEEP” me targa të huaja, ndërsa në procedim penal u regjistruan të dyshimtit:

M.P i lindur në vitin 1971, R.M i lindur në vitin 1986 dhe N.V i lindur në vitin 1976.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë te rregullt.

Në të njëjtën kohe zyrtarët policorë të cilët po kryenin kontrolle në zonën e Prevallës, ndaluan gjithashtu një automjet Daimler Benz me targa vendore, dhe gjatë kontrollimit të personit të dyshimtë policia gjeti në posedim të një armë të tipit revole “Zoraki 917-T”, 43 fishek me gaz dhe një thikë. Arma dhe municioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa ndaj të dyshimit R.E i lindur në vitin 1992 u iniciua procedurë penale për mbajtjen në pronësi të armës ilegale.

Rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt hetimore, thuhet në faqen zyrtare të Policisë së Koovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM