Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Weidinger: Përgatitjet e Kosovës për sistemimin e qytetarëve nga Afganistani

Gus 19, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger me të cilin u diskutuan çështje të interesit të dyanshëm, përfshirë nxitjen e investimeve austriake në Kosovë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, në projekte, investime  potenciale, bujqësi etj.

Ajo ka falënderuar Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme historike.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme në vend, duke përfshirë përgatitjet e Kosovës për sistemimin e qytetarëve nga Afganistani në kuadër të Programit të Posaçëm të Vizave për Migrim të SHBA-ve sikurse edhe procesin e dialogut me Serbinë.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e hapur për t`i strehuar qytetarët e Afganistanit, teksa për procesin e dialogut me Serbinë ka përsëritur qëndrimin se ai duhet të rezultojë me marrëveshje të detyrueshme, e cila e siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM