Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person, deponim i dokumenteve të rreme në Ambasadën e Kosovës në një shtet tjetër

Gus 22, 2021

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj një personi të dyshuar R.Q. (me origjinë-shtetas Shqiptar).

Personi i lartë cekur (me iniciale) dyshohet se ka deponuar dokumente të rreme në Ambasadën e Kosovës në një shtet tjetër.

Këto dokumente që dyshohen si të falsifikuara (Certifikatë të lindjes) i ka dorëzuar me qëllim të prezantimit si dokumente origjinale, duke sjellë në lajthim organet kompetente, në zyrën e regjistrit civil në Prishtinë, dhe duke arritur që të pajiset me numër personal dhe më pastaj me dokumentacione të Kosovës.

Më këto veprime i dyshuari (R.Q.) dyshohet se ka kryer veprën penale: “Legalizim i përmbajtjes së rreme” neni 403 i KPRK-së (kodi i vjetër).

Bazuar në hetimet e zhvilluara nga hetuesit rajonal të krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë dhe në koordinim me Prokurorinë, Gjyqtarja e rastit lëshon Urdhër arrest për personin (R.Q.) pasi në fazën e hetimeve i njëjti ishte i pa arritshëm për Policinë dhe Prokurorinë.

Sot me datë 22.08.2021 personi i dyshuar (R.Q.) në tentimin për të fluturuar në shtetin tjetër nga aeroporti i Prishtinës është ndaluar nga Policia Kufitare e Kosovës dhe më pastaj i njëjti i është dorëzuar Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Hetuesit pasi pranuan personin e dyshuar/kërkuar, në konsultë me Prokurorin Kujdestar dhe me Gjyqtaren kujdestare, u rekomanduan që personi i dyshuar të shkojë në mbajtje.

I dyshuari (R.Q.) me Vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM