Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI publikon katër infografika në gjashtë vjetorin e marrëveshjes për Asociacionin 

Gus 25, 2021

Sot shënohet viti i gjashtë që nga arritja e Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme të Asociacionit/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Marrëveshja u arrit mes Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Kjo marrëveshje, që përbëhet nga shtatë pjesë, ishte dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga Presidentja Atifete Jahjaga më 31 tetor, 2015. Gjykata, në aktgjykimin e nxjerrë më 23 dhjetor të atij viti, kishte konstatuar se asnjë nga parimet e marrëveshjes nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

 

Cilat janë datat e ngjarjeve kryesore që ndërlidhen me çështjen e Asociacionit/Bashkësisë? Cila është procedura deri në formimin e Asociacionit/Bashkësisë dhe ku ka ngecur ajo aktualisht? Cilat janë fushat ku Asociacioni parashihet të ketë rol, dhe çfarë kompetencash mund të jenë ato? Cila është struktura e Asociacionit/Bashkësisë dhe çfarë kompetencash kanë ato organe? Si duhet të duket Asociacioni/Bashkësia, struktura dhe kompetencat e tij sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese? Çfarë duhet dhe mund, e çfarë nuk mund dhe nuk duhet të ketë statuti për formimin e Asociacionit/Bashkësisë?

Mësoni më shumë këto dhe detaje të tjera në infografikat bashkëngjitur.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM