Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Gus 31, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë njëditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, Përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Zeljko Komsic dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në panelin me temë “Future of Europe – To Stand and Withstand”, (E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh) do të diskutojnë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës Çeke, Eduard Heger, Kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Republikës së Serbisë , Aleksandar Vucic, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolini dhe Dubravka Shuica, Nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci.

Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM