Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Sassel: Vazhdim dhe avancim i mëtejmë i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Belgjikës

Gus 31, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel.

Me këtë rast, kreu i Kuvendit Konjufca, pasi i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij përfaqësuesit nga Belgjika, e njoftoi atë për punën dhe angazhimet e Kuvendit.

Kreu i Kuvendit vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të fuqizimit të demokracisë.

Në vijim të takimit, kryekuvendari Konjufca,  çmoi lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy vendeve dhe premtoi vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, nga ana e tij, falënderoi kreun e Kuvendit për pritjen, ndërkaq u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, do të vijojnë dhe thellohen edhe më tej edhe gjatë përfaqësimit të tij, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Koovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM