Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- Kolly nënshkruan marrëveshjen, menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë-Faza 1

Sht 3, 2021

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, pas negocimit të suksesshëm me Qeverinë e Zvicrës, përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, sot ka nënshkruar marrëveshjen me ambasadorin Thomas Kolly për projektin “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë – Faza 1”.

Ministri Murati theksoi vlerën që ka kjo marrëveshje për Republikën e Kosovës duke marrë parasysh që ky program do të ndikojë në krijimin e kushteve të duhura për menaxhimin e resurseve ujore të Kosovës.

Ky program pritet të financohet nga Qeveria Zvicerane me rreth 20 milionë franga zvicerane (mbi 18 milionë euro) dhe do të zhvillohet në tri faza, ku faza e parë, nga viti 2021 deri 2025, është rreth 8.5 milionë (rreth 8 milionë euro). Ndërsa, Qeveria e Kosovës pritet të ketë bashkëfinancim rreth 6 milionë franga zvicerane (mbi 5 milionë euro) për tërë projektin, ndërsa për fazën 1 do të ketë kontribut 1.7 milionë (mbi 1.5 milionë euro).

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë rëndësi të madhe sektorit të ujërave, gjë që ka rezultuar në krijimin e partneriteteve zhvillimore. Marrëveshja e nënshkruar sot është indikator që Qeveria po punon në ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e ambientit dhe menaxhimin e resurseve ujore në linjë me prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm të vendit, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM