Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut është guri themeltar i rendit juridik të shtetit të Kosovës

Sht 7, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Osmani ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut është guri themeltar i rendit juridik të shtetit të Kosovës.

“Tri dekada më parë, ëndrra e brezave për shtetin e Kosovës mori formë. Së pari Deklarata e 2 korrikut 1990 e pas saj Kushtetuta e Kaçanikut e bënë Kosovën Republikë, i dhanë kuptim thirrjes së hershme, kauzës sonë për liri, demokraci e shtet”, ka thënë presidentja.

 

Kushtetuta e Kaçanikut është guri themeltar i rendit juridik të shtetit të Kosovës.

Në këtë ditë historike, jemi falënderues ndaj grave e burrave të Kosovës, të cilët 31-vjet më parë patën dijen, vizionin e guximin që ta miratojnë Kushtetutën e Kaçanikut, dokumentin përmbajtësor, me të cilin nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës.

 

Të frymëzuar nga idealet e lirisë dhe demokracisë, delegatët e Kuvendit të Kaçanikut sfiduan guximshëm veprimet represive dhe kërcënimet brutale të regjimit të Serbisë, duke u bërë udhërrëfyes në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

 

Tri dekada më parë, ëndrra e brezave për shtetin e Kosovës mori formë. Së pari Deklarata e 2 korrikut 1990 e pas saj Kushtetuta e Kaçanikut e bënë

 

Kosovën Republikë, i dhanë kuptim thirrjes së hershme, kauzës sonë për liri, demokraci e shtet.

 

Urime Dita e Kushtetutës së Kaçanikut, e bëfshim Kosovën çdo ditë e më të mirë!, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM