Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti dhe komisioneri Varhelyi bisedojnë për qytetarët afganë të strehuar në Kosovë

Sht 8, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën u diskutua edhe për angazhimin e Kosovës në strehimin e qytetarëve afganë të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.

Kryeministri Kurti e njoftoi komisionerin Varhelyi për veprimet e autoriteteve përkatëse në ofrimin e kujdesit të plotë ndaj 683 qytetarëve afganë, që aktualisht janë në Kosovë nga 2.000 sa mund të jetë maksimumi përnjëherë.

Gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e saj në këtë çështje humanitare, ka edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët jemi në kontakt e në koordinim që nga mesi i muajit korrik, tha kryeministri Kurti gjatë kësaj bisede, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM