Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ofruar ndihmë në mbështetje të Shtabit Emergjent për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në Spitalin COVID të Tetovës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka ngushëlluar ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Ramila Shekerinska -Jankovska dhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin.
Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën!
Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.
Familje të viktimave dhe të lënduarëve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!