Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Stjernvall: Finlanda do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha

Sht 13, 2021

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani, u takua me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Presidentja Osmani ia shprehu mirënjohjen e saj shtetit dhe popullit finlandez për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve.

“Qeveria finlandeze e ka përkrahur në vazhdimësi Kosovën. Pres që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në fusha të rëndësishme, siç janë: arsimi, shëndeti publik, politikat rinore, por edhe në procesin e integrimit më të shpejtë të vendit tonë në strukturat euroatlantike”, tha presidentja Osmani.

Ndërkohë, ambasadorja i Finlandës, Stjernvall, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Finlanda, sipas saj, do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM