Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përurohet Spitali i fëmijëve “Sheikha Fatima”, financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Sht 13, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimi i të cilit u financua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në fjalën e rastit kryeministri Kurti tha se konsiderata që kemi për fëmijët, tregon se çfarë të ardhme do të ketë shteti e shoqëria jonë.

Prandaj do të angazhohemi të gjithë së bashku që fëmijëve t’u garantojmë mirëqenie dhe të ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë”, tha ai.

Kryeministri falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për investimin në ndërtimin e spitalit modern pediatrik-kirurgjik dhe presidenten Atifete Jahjaga për angazhimin e saj dhe të gjitha ekipet që me përkushtim, ndër vite kanë punuar për realizimin e këtij projekti.

Ky projekt humanitar i mundësuar nga Lartmadhëria e saj, Sheikha Fatima bint Mubarak, përveç përmirësimit të jetës se fëmijëve dhe familjeve të Kosovës, është dëshmi konkrete e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, midis institucioneve dhe popujve të  të dyja vendeve”, tha kryeministri Kurti.

 Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed,ministri i Shtetit Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës, Nabila Alshamsi dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish-presidentja Atifete Jahjaga, zyrtarë të tjerë shëndetësorë, mjekë, infermierë etj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

 

“Është kënaqësi e madhe të jemi sot këtu, në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në përurimin e spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”.

 

U jemi mirënjohës Emirateve të Bashkuara Arabe, vend mik që ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën në fushën e shëndetësisë, e veçanërisht për këtë ndihmë të jashtëzakonshme për ndërtimin e këtij spitali pediatrik – kirurgjik modern.

 

Përveç se investim në infrastrukturën shëndetësore, ky projekt është investim në shëndetin e fëmijëve, të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e vendit tonë.

 

Në këtë spital, fëmijët do të kenë qasje në shërbime shëndetësore të specializuara, nga stafi i përkushtuar profesional, që do të ndihmojë në diagnostikimin sa më të hershëm të sëmundjeve dhe në shërimin e tyre.

 

Fëmijët janë qytetarët e ardhshëm të demokracisë sonë, prandaj është thelbësore që ne të kujdesemi për ta. Gati të gjitha prioritetet tona më të rëndësishme ndërlidhen drejtpërdrejt me shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.

Edhe kur kemi shkruar zotimet, edhe sot kur jemi në krye të shtetit, në mendje dhe zemër, i kemi para së gjithash fëmijët e vendit tonë, veçanërisht ata të cilët e kanë të domosdoshëm kujdesin e shtetit.

 

Me programin e Qeverisë, ne jemi zotuar se do të angazhohemi për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore. Do të kujdesemi për grupet e cenueshme të shoqërisë me fokus te fëmijët.

 

Ky spital  do të kontribuojë në mirëqenien e fëmijëve të Kosovës, duke u mundësuar fillim të shëndetshëm të jetës.

 

Ky projekt humanitar i mundësuar nga Lartmadhëria e saj, Sheikha Fatima bint Mubarak, përveç përmirësimit të jetës se fëmijëve dhe familjeve të Kosovës, është dëshmi konkrete e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, midis institucioneve dhe popujve të të dyja vendeve.

 

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, shpreh falënderimet më të përzemërta për Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Institucionet dhe qytetarët e Kosovës i janë thellësisht mirënjohës Lartmadhërisë së saj – Sheika Fatima bint Mubarak.

 

Falënderoj presidenten Jahjaga për angazhimin e saj, dhe të gjitha ekipet që me përkushtim, ndër vite kanë punuar për realizimin e këtij projekti.

 

Konsiderata që kemi për fëmijët, tregon se çfarë të ardhme do të ketë shteti e shoqëria jonë.

 

Prandaj do të angazhohemi të gjithë së bashku që fëmijëve t’u garantojmë mirëqenie dhe të ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë.

 

Jeta varet aq shumë nga shëndeti e shëndeti varet aq shumë nga fëmijëria. Pas nënës sime, e para mësueses sime, janë dy mjekë pediatra të cilëve ua kam borxh jetën, doktor Shefqet Lleshi dhe doktor Zef Gjoni, ndonëse të ndjerë që prej shumë vitesh, nuk ka dyshim që edhe ata do t’i jenë gëzuar shumë këtij përurimi sot.

 

Do të punojmë bashkërisht që vizioni i shtetit tonë të realizohet nën buzëqeshjen e të gjithë fëmijëve të Kosovës”, ka thënë kryeministri Kurti.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM