Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati: Rritja ekonomike prej 16.28% në tremujorin e dytë 2021

Sht 29, 2021

Në konferencën e mbajtur sot për media ministri Hekuran Murati ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me rritjen ekonomike në vend. Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje rekorde prej 16.28% në periudhën e tremujorit të dytë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Në anën tjetër, nëse krahasohet gjysma e parë e vitit 2021 me atë të vitit 2020, përkatësisht periudha Janar-Qershor, ekonomia vendore ka shënuar rritje prej 10.4%.

Duke konsideruar që baza krahasuese e rritjes ekonomike me vitin 2020 mund të jetë më e ulët, si rezultat i masave kufizuese të ekonomisë nga pandemia COVID-19, shifrat që janë shënuar në këtë tremujor janë gjithashtu ndjeshëm më të larta edhe me ato të viteve paraprake. Me fjale të tjera, aktiviteti ekonomik i këtij tremujori prej 1,916 miliard euro në terma real, paraqet rritje më të lartë se çdo tremujor tjetër i vitit të kaluar. Kjo rritje gjithashtu mbështet edhe nga shifrat e ofruara nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganës së Kosovës.

Më saktësisht, ATK raporton se tremujori i dytë i vitit 2021 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje të qarkullimit të bizneseve prej 49.5%, kurse 20% rritje krahasuar me vitin 2019.

Njëlloj, Dogana e Kosovës raporton rritje të ndjeshme të eksportit, si një ndër kontribuuesit kryesor të kësaj rritje ekonomike. Rritja e eksportit të tremujorit të dytë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 68%. Rritje edhe më e madhe e mallrave të eksportuara vërehet në krahasim me vitin 2019, ku vlera e rritjes është 93%.

Sa i përket punësimit, të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se nga muaji qershor 2020 deri në muajin qershor 2021 kemi rritje prej 22 mijë vende pune të deklaruara. Më konkretisht, në fund të muajit qershor 2020 kanë qenë të deklaruara 342 mijë vende pune, kurse fundi i muajit qershor 2021 ka llogaritur 364 mijë sosh.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin qeverisës, do të vazhdojë zhvillimin e politikave publike që synojnë rritjen e prodhimit dhe eksportit, të cilat mundësojnë rritje e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM