Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Mirënjohje për punën e ENEMO, bashkëpunim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 17 tetorit

Sht 30, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Rrjetit Evropian të Organizatave Monitoruese të zgjedhjeve (ENEMO), Pierre Peytier dhe Elene Nizharazde.

Në takim u diskutua për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen më 17 tetor 2021, me ç’rast përfaqësuesit e ENEMO e njoftuan kryetarin e Kuvendit lidhur me angazhimin, përbërjen, qëllimin dhe metodologjinë e këtij misioni vëzhgues.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për punën e ENEMO, duke ofruar njëherësh mbështetje, bashkëpunim dhe bashkërendim institucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 17 tetorit, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM